Rezervime

Për rezervime në Hotel California Resort kontaktoni:

Mob: + 355 68 20 17006 + 355 69 26 10303 Email: reservation.californiaresort@hotelcalifornia-al.com

 

 

 

Fizioterapi kuruese dhe relaksi

 

Ne mjediset e Hotel California Resort mund te perdorni specialistet tane te Fizioterapise (ose masazhit). Jeni te mirepritur per konsulence mjekesore nga stafi yne, per probleme te kockave, reumatizmale, muskulare, te shtylles kurrizore, etj..

Gjithashtu, mund te beni masazh dhe per relaksim, nderkohe qe perdorni mjediset tona te pishines se mbyllur, saunave, rezeve ultraviolet, etj..

Me poshte jepen dy paketa per fizioterapine kuruese per moshat e dyta dhe te treta:


Paketa 3.1. Programi i fizioterapise per moshat e dyta

Numri i seancave: 10
Kohezgjatja e nje seance: 120 minuta

 

Koha e realizimit te kursit: Mbasditeve nga ora 18.00 - 20.00. Te shtunave dhe te dielave nga ora 10.00 - 12.00 (ne cdo rast negociohet me pjesemarresit ne kete program).

 

Pershkrimi i programit:

 

Kjo moshe eshte dhe me e prekshmja nga semundjet e artrozes. Per kete arsye do te perfitoje nga ky program ushtrimesh gjimnastikore dhe masazhesh, me qellim qe te rrise tonusin e masave muskulare qe mbrojne mire strukturat vertebrore nga ndodhite traumatike te jetes se përditshme. Gjithashtu nje program i tille eshte i nevojshem per njerëzit mbipeshe.

 

Programi permban nje ndërthurje te ushtrimeve te lehta gjimnastikore, te masazhit, te ecjes se lehte, larjes ne pishine etj., sipas keshilles se mjekut dhe deshires se pjesemarresit.

 

Programi eshte shume i rekomandueshem per individe me semundje te tipit artrite, hernie diskale, nervi shiatik, cervikale, spondilatroza etj..

 

Cmimi: 200 Euro per person


Paketa 3.2. Programi i fizioterapise per moshat e treta

Numri i seancave: 10
Kohezgjatja e nje seance: 120 minuta

Koha e realizimit te kursit: Mbasditeve nga ora 18.00 - 20.00. Te shtunave dhe te dielave nga ora 10.00 - 12.00 (ne cdo rast negociohet me pjesemarresit ne kete program).


Pershkrimi i programit:

 

Kjo moshe do te trajtohet me shume kujdes ne prani te sëmundjeve te ndryshme qe mund te kete. Kombinimi i ecjes ne ajer te paster me masazhin kurativ, si dhe me banja ne uje te vaket.

 

Ne program përfshihet masazh kurativ intensiv per lehtësimin e problemeve te ndryshme te shtylles vertebrore, muskujve, spondiloartrozes,  cervikaleve, etj., etj..

 

Cmimi: 200 Euro per person