welcome_image_al

 

HOTEL CALIFORNIA RESORT

HOTEL CALIFORNIA TIRANA

 

Rrjeti i Hoteleve California lindi si një dëshirë për të krijuar kushte sa më të mira për vizitorët që vijnë në Shqipëri, për të shijuar sa më mirë natyrën dhe bregdetin shqiptar apo një udhëtim biznesi.

 

Origjina e Hoteleve California fillon në vitin 1993, fillimisht me Hotel California lokalizuar në qendër të Tiranës. Duke u konsideruar një biznes i sukseshëm, më pas, në vitin 1997, u krijua dhe Hotel California Resort, këtë rradhë i lokalizuar në bregdet.

 

Në këto 16 vite eksperience ne jemi krenarë për punën e bërë dhe mund të përmbushim gjithë kërkesat e klientëve tanë. Hotelet tona ofrojnë kuzhinë të stilit mesdhetar dhe europian, të prezantuara me përsosmëri nga Shefi i Guzhinës. Ne kemi kënaqësinë t’iu prezantojmë ju pasionin e Shefit tonë, i cili, së bashku me stafin e tij përgatisin cdo menu me pasion dhe origjinalitet. Duke shijuar menunë e restoranteve tona, lutemi të konsideroni që ato janë përgatitur nga produkte biologjikisht të pastra dhe të përbëra nga prodhime të freskëta nga trevat shqiptare. Ne kemi kënaqësinë, gjithashtu, t’ju prezantojmë guzhinën shqiptare e cila është shumë e pasur dhe e shijshme.

 

Nëse na vizitoni ne për të kaluar pushimet tuaja, keni bërë zgjedhjen më perfekte ! Shqipëria është vendi i më shumë se 200 ditëve diell ! Koha për plazh në Shqipëri fillon në ditët e para të muajit mars dhe përfundon jo më herët se fundi i muajit shtator. I ndodhur bregun e detit Adriatik, në afërsi të qytetit të Durrësit, Hotel California Resort është zgjedhja më e mirë për të kaluar pushimet tuaja.


E nëse jeni të lodhur nga vizita juaj e biznesit në Tiranë, ju mund të zgjidhni një nga udhetimet turistike për t’u shlodhur dhe për të kaluar kohën tuaj të lirë. Do të ngeleni të kënaqur !


Gjtihashtu, ju mund të shijoni lehtësirat e ndryshme që mjediset e hoteleve California ofrojnë: pishinat, saunat, paisjet gjimnastikore, dhomën e konferencave, mjediset e ekspozimit, etj..